Ka kaluar më shumë se 1 vit nga martesa e Meghan Markle dhe Princ Harry dhe duket se tashmë çifti mbretëror kanë filluar të ndjejnë jetën e vërtetë si burrë e grua. “RadarOnline” ka mësuar se dukesha ka nisur të mos ndjehet dhe aq e kënaqur me jetën e re të saj. “Në fillim ndjenja e të qenurit pjesë e familjes më të famshme në botë është e mrekullueshme. Në çdo cep sheh një ndërtesë jo vetëm të njohur, por edhe historike.

Por sapo të vjen përballë realiteti nuk është dhe aq e bukur si jetë. Në këtë fazë ndodhen tashmë Harry dhe Meghan”, kanë thënë burimet. Ata kanë shtuar se Meghan ndjehet shumë e vetmuar dhe e izoluar, sepse familja mbretërore nuk largohet shpesh nga shtëpia dhe të tjerët nuk lejohen të hyjnë brenda saj.

“Muaji i tyre i mjaltit ka mbaruar 100%. Për të gjithë ne jeta e tyre mund të duket perfekte, por në realitet është si të jetosh në pranga të arta”, janë shprehur burimet. Në maj të këtij viti Meghan dhe Harry pritën fëmijën e tyre të parë dhe sigurisht që pas lindjes së djalit gjithçka ka ndryshuar për ta.

MUND TË JU PËLQEJNË