Këngëtarja e shumë hiteve dhe tekstshkruesja e qindra këngëve, mbetet një nga figurat emblematike të muzikës moderne në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ani pse plotësisht larg publikut, ka ende shumë kuriozitet për Aida Barakun, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e hiteve si “Me arushën” apo “Titaniku”, përkundër thirrjes së vazhdueshme të publikut, për momentin nuk e sheh si opsion rikthimin në industrinë e muzikës.

E, Aida po i sheh nga larg zhvillimet në skenën muzikore shqiptare, ndoshta diku duke e dhënë ndonjë duartrokitje, e diku me gjasë duke qeshur me lot me atë çfarë po bëhet e çfarë po ndodh.

A thua, si i sheh shoqet e koleget me të cilat dikur e ndante skenën, udhëtonte e rrinte me to?

Ndërkohë që Aida po hesht, Gili, Mihrija e Adelina vijojnë të jenë prezente në muzikë, shkruan “Kosovarja”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË