Vala

Dhimbja që shoqëron ciklin menstrual nuk është e njëjtë për të gjitha. Për disa është një ditë krejt normale (plus hemoragjinë), për disa të tjera janë ditë makthi. Dhimbjet mund të jenë kaq të sikletshme, sa gjithçka duan është izolohen nga bota derisa periodat të shkojnë drejt fundit.

Por pse ndodh kjo? Pse disa prej nesh kanë më shumë dhimbje se të tjerat?

1.Mosha

“Vitet e para pasi fillojnë periodat, nuk ndodh ovulimi dhe për këtë arsye ciklet më të gjata janë normale,”. Me kalimin e moshës, periodat bëhen më të rregullta dhe zgjasin më pak. Kjo ndodh deri në moshën 40 ose 50 vjeç. Disa femra e kanë fazën më të vështirë të periodave gjatë perimenopausës (faza përpara menopauzës). Gjatë kësaj kohe ato kanë më shumë dhimbje dhe gjakderdhje.

2. Dieta e keqe

Nëse prej disa muajsh femrat kanë një dietë të keqe ushqimore, kjo mund të shkaktojë më shumë rrjedhje menstruale. Studimet kanë treguar se përbërësit që janë të mirë për shëndetin si Omega 3s dhe kalciumi, reduktojnë dhimbjen e periodave.

3. Ushtrimet fizike

Femrat që nuk bëjnë ushtrime fizike mund të kenë perioda më problematike se femrat që bëjnë ushtrime. Mirëpo kjo nuk duhet t’ju shtyjë të bëni më shumë ushtrime.
Ushtrimet e tepërta mund t’ju reduktojnë periodat ose të bëjnë që të mos vijnë fare.

4. Problemet e peshës

Në përgjithësi femrat që janë mbipeshë, janë të prirura për të pasur perioda më të parregullta dhe të dhimbshme. Kërkimet tregojnë se kjo lidhet me faktorët hormonal të tilla si sasia e insulinës dhe estrogjenit.

5. Pilulat

Doktorët mund t’ju përshkruajnë pilulat që parandalojnë shtatëzëninë. Marrja e kontraceptivëve oral i bën periodat më të menaxhueshme dhe jo me shumë dhimbje

MUND TË JU PËLQEJNË