Vala

Sa herë ja kemi bërë vetes këtë pyetje që më pas është zbehur (ose jo) nga 1 milion pyetje të tjera! Të marrësh një vendim si ndarja, nuk është aspak e thjeshtë, por koha që kaloni në heshtje dhe mes dyshimeve është akoma edhe më keq.

Problemi është të marrësh vendimin e duhur. Si? Duke analizuar me kujdes disa nga pikat kyçe të marrëdhënies suaj, që tregojnë nëse ia vlen t’i jepni fund apo jo.

Pikë së pari, pse gjendesh në një dilemë të tillë?

Është normale të kesh pasiguri të tilla aq më tepër kur sheh që problemet nuk po marrin zgjidhjen që doje. Gjithsesi periudha e keqe nga një lidhje që duhet përfundojë dallon nga ndryshimet më poshtë.

Ti mendon të bësh seks me njerëz të tjerë
Fantazitë e tua nuk përfundojnë tek seksi pasi një fantazi e tillë mund të na ndodhë të gjithëve. Madje diçka e tillë u ndodh edhe atyre që jetojnë lidhjet më të lumtura. Problemi nis nëse e gjen veten duke fantazuar një jetë të lumtur me dikë që s’është partneri jot. Apo ndjen se mund të bësh dashuri me këdo tjetër përveç tij/saj.

E ndjen se po bëhen më shumë se të ngjitur
Ai përpiqet të të mbajë larg shoqërisë apo të dalurave me ta. Askujt nuk i pëlqen kontrroll i tepruar që të mbyt. Secili duhet të bëjë jetën e tij pa interferuar tek tjetri aq sa të zbehë dashurinë!

E sheh që po ecni në drejtime komplet të ndryshme
Sigurisht që në një lidhje dikush jep më shumë dhe tjetri më pak, por kujdes!

Nëse e sheh që partneri është shumë i dhënë pas teje dhe vetë ndjen se nuk ke as gjysmën e interesit të tij kundrejt tij, dil nga kjo lidhje. Ose e kundërta; ti do një lidhje serioze ndërsa partneri yt po kërkon aventurë, shkruan anabel. Sqarojini që prej fillimit!

U bë kohë që s’po del nga monotonia.
Dhe s’ke më asnjë lloj entuziasmi për të bërë gjëra me të. Përpiqesh të shmangësh çdo lloj aktiviteti dhe imagjinon komplet njerëz të tjerë në ditën tënde.

Preferon të dalësh me shokët/shoqet se sa me të.
Ti as nuk ke në plan të bësh diçka për ta rregulluar lidhjen. Kështu që, më mirë hiq dorë!

MUND TË JU PËLQEJNË