Nora Istrefi vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të komentuara shqiptare, shkruan “Kosovarja”.
Përveç projekteve muzikore, linjat e saj trupore janë ato për të cilat komentohet tej mase, ku ka një numër të madh ndjekësish që e komplimentojnë çdo herë.
Përmes disa imazheve në Instagram, artistja kosovare vjen plotë shkëlqim me veshjen ngjyrë të kuqe.
Me këtë veshje, Nora edhe një herë ka vë në pah bukurinë e saj, që dita-ditës po shtohet.
Duket sikur sot është dita e ngjyrës së kuqe, pasi nuk është vetëm Nora që është veshur me këtë ngjyrë.
Gjatë ditës së sotme kanë treguar që e dojnë të kuqen edhe këngëtaret, Vesa Luma e Adelina Emini.
Nuk është qudi pse pëlqehet kaq shumë kjo ngjyrë, për faktin se përveç hijeshisë që të jep, e kuqja simbolizon edhe dashurinë./Kosovarja/