Ai është ndër këngëtarët më të njohur në mbarë trojet shqiptare. Me zërin dhe stilin e veçantë, ai ka rrëmbyer zemrën e publikut kudo ku ka kënduar.

Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur, Sinan Vllasaliun, i cili është pjesë e estradës muzikore për dekada me radhë. Ai edhe sot është aktiv në muzikë, si me lansimin e këngëve dhe duke kënduar në ahengje të ndryshme familjare.

Në çdo paraqitje që bën, Sinani duket bukur dhe i rregulluar deri në detaje. I tillë këngëtari njihet se ka qenë edhe rreth dy dekada më parë. Kjo shihet nga imazhet e hedhura në internet, në të cilat shihet se këngëtari përveç stilit dhe moshës nuk ka ndryshuar shumë në pamje.

Sinani prej vitesh është i martuar me Teutën, me të cilën ka një vajzë. Sa i përket muzikës, projekti i fundit i Sinanit është “Jeta lamsh”, i publikuar më 10 maj.

MUND TË JU PËLQEJNË