Vala

Të gjithë flasin dhe e konsiderojnë “divë” të muzikës motrën e saj Adelinën, por shumë pak flitet për Zanfinën, shkruan Kosovarja.

Jo vetëm që cilësohet si një femër e bukur dhe me linja trupore bombastike e ngjashme si motra e saj, por edhe Zanfina ka kohë të gjatë që ka hyrë në tregun e muzikës.

Edhe pse rrallë sjell projekte muzikore, kur e bën sigurohet që të godasë në shenjë.

Të flasim për jetën private të Zanfinës e kemi pak të vështirë, pasiqë e dimë vec ish lidhjen e saj me menaxherin Faton Shoshi e cila një kohë qëndroi top temë e medieve rozë.

Ka kohë që Zanfina ka deklaruar vetën e saj si një femër beqare dhe në cdo intervistë e ka mohuar të jetë në ndonjë lidhje të mundshme.

Mirëpo, e vërteta po del të jetë ndryshe. Në një imazh të hedhur nga Zanfina në rrjetin e saj në instagram shihet të ketë prerë në foto trupin e një mashkulli.

Pse nuk dëshiron Zanfina ta zbulojë lidhjen e saj të re? A do të kemi diçka zyrtare shumë shpejt?

Do na gëzonte fakti nëse këngëtarja jonë e dashur do të kurorëzonte këtë lidhjen e saj të re më një fejesë. /Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË