Vala

Kohëve të fundit emri i Loredana Zefit është përmendur shumë nëpër mediat rozë.

Ajo u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të mashtrimit të një çifti zvicëran, siç u raportua në media, shkruan “Kosovarja”.

Më vonë Loredana u sprovua edhe me humbjen e babait, i cili ndërroi jetë para pak jave, e që e mërziti shumë artisten kosovare.

E të gjitha këto sprova ajo ia doli t’i tejkaloj mjaftë mirë, duke i menagjuar emocionet e duke iu përveshur punës.

Para disa ditëve Loredana ka sjellur këngën e re të titulluar ‘Labyrinth’, të cilën e ka sjellur edhe me klip.

Ndonëse jeta e saj po duket mjaftë normale, këngëtarja duket se ende po mbanë zi për humbjen e babait dhe problemet me të cilat u ballafaqua.

Ajo së fundi ka ndarë një video në Instagram në të cilën duket pa pikë grimi./Kosovarja

MUND TË JU PËLQEJNË