Dy javë më parë, këngëtari Robert Berisha tha hapur në një intervistë emrat me të cilët nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Tuna, Tayna, Kida dhe Remzie Osmani ishin emrat me të cilët ai nuk do bashkëpunonte kurrë, por ai nuk u ndalua të shpjegonte arsyen.

Ndërsa ditën e sotme, Robert Berisha nuk ka përjashtuar në këtë mes edhe kunatën e tij, Era Istrefin, duke shpjeguar edhe arsyen pse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“S’e besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Kjo pasi Era ka një kontratë me një label që është shumë i njohur, Ultra Sonic. Edhe zhanrin s’e kemi të njëjtë kështu që s’e besoj se do të ndodhë ndonjëherë”, ishin fjalët e Robert Berishës në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Ndërsa Robert Berisha dhe Nora Istrefi po përfliten gjatë në media për ndarje, mirëpo ka qenë Nora ajo që ka hedhur poshtë këtë gjë, ndërsa Roberti ditën e sotme në njëfarë mënyre nuk e mohoi ndarjen./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË