Është emër që nuk harrohet lehtë, madje kujtohet sa herë që flitet për muzikën, shkruan “Kosovarja”.

Adelina Ismaili ishte ndër këngëtaret e para që i theu të gjitha tabutë, duke sjellur vazhdimisht risi, si në muzikë ashtu edhe në veshje e stil.

Me këngët e saj janë rritur shumë gjenerata, ku ishte edhe idol për shumëkënd në vitet e ’90.

Përveç që u shqua për zhanrin që këndoi dhe projektet që solli ndër vite, Adelina njihet edhe për bukurinë e saj unike.

Bile e fitoi edhe titullin e më të bukurës së Kosovës qysh në vitin 1997.

Ajo është e martuar me Val Krasniqin me të cilin kanë një djalë të cili e kanë quajtur Uliks.

Shpesh ndanë imazhe me ta, duke treguar se është e lumtur me familjen e saj të vogël.

E përveç me këta dy persona të zemres, Adelina po ndihet e bekuar në mesin e motrave, Zanfinës e Emës.

Ajo po relaksohet bashkë me djalin e motrat, duke i shijuar rrezet e diellit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË