Vala

Aktorja shumë e dashur për publikun Teuta Krasniqi është duke i jetuar ditët më të lumtura me bashkëshortin e saj, Adonisin.

Gjithmonë shfaqet afër Adonisit, me një dashuri përrallore që rrallë kush e ka dhe e ndjen, andaj edhe cilësohet të jetë një grua shumë e lumtur, shkruan Kosovarja.

Këtë e tregon shpesh edhe përmes publikimeve të ndryshme që bën, e që nuk janë të rralla momentet kur dashurinë ia shpreh të shoqit.

Sidomos, në data të veçanta asnjëherë nuk i mungojnë dedikimet karshi tij, ku edhe këtë herë me rastin e përvjetorit të martesës i përmbledhi me këto fjalë rehatinë dhe dashurinë e tyre, e të cilat ishin:

“Ti je e sotmja ime, dhe e ardhmja e të gjithëve ditëve të tjera. Urime përvjetori, t’du jetë, Adonis Morina”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË