Adrola Dushi e ka shënuar edhe një tjetër sukses në karrierën e saj si modele.

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e modelizmit “Wilhelmina Models”, në Amerikë.

Revista shqiptare “Who” ka bërë të ditur se Adrola ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze atje.

Ky është një tjetër hap i bukuroshes shqiptare drejt botës së modelizmit në SHBA dhe sukseset e saj duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Duke qenë se është aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, ani pse nuk e ka kumtuar vetë akoma lajmin, tek profili i saj në Instagram shihet ueb faqja e kompanisë për të cilën tashmë do të punojë.

“Wilhelmina Models” është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.

Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Leëis, Shaën Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachoëski, Barbie Ferreira, Robyn Laëley, Sora Choi, Anne de Paula etj./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË