Me të drejtë cilësohet si njëra ndër femrat më të bukura shqiptare dhe më gjerë.

Përveç bukurisë, Agnesa Vuthaj karakterizohet me thjeshtësinë dhe ëmbëlësinë e saj, tipare këto që e bëjnë edhe më të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Ish-miss Kosova, njihet si femër atraktive, elegante dhe me shumë stil. Është ndër të rrallat që duket aq bukur edhe natyrale.

Padyshim që është një femër me fat, duke pasur parasysh që posedon këto të mira bashkë me dashurinë e njerëzve.

Imazhet e saj janë gjithmonë interesante dhe të veçanta. Edhe kësaj radhe ajo shfaqet e tillë. Madje më bukur se herave tjera.

Në një livadh me lule Agnesa duket më e bukura ndër to. E dashur, e ëmbël sa të thuash./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË