Premiera e filmit “5 herë jo” mbrëmjen e djeshme, me protagonist aktorin Donald Veshaj dhe moderatoren Bora Zemani bëri bashkë shumë personazhe të njohur të ekraneve, ndër to edhe një pjesë të familjes Llakaj.
Ka qenë aktori i mirënjohur Agron Llakaj i cili përmes një postimi në Instagram krahas fotove me vajzën Adea, djalin Enon dhe nusen e djalit Adën, ka shkruar: “Në premierën e filmit të parë të Bora Zemani dhe Donald Veshaj! Me my heart Adea, me Aden dhe Enon. Faleminderit për ftesën dhe e shijuam në maksimum filmin “5 herë jo”! Suksese dhe gjithmonë me vepra të bukura”.