Afrim Muçiqi, Shyhrete Behluli ,Nystret Muqiqi, Shkurte Fejza janë vetëm disa prej emrave që talentin e tyre për muzikë e kanë trashëguar edhe te fëmijët e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Në familjen e Shkurte Fejzës hapat e nënës fillimisht i ndoqi vajza e saj e madhe Gresa e më vonë edhe Besiana.

Gresa Behluli filloi të këndojë me nënën e saj e që atëherë ka rrëmbyer simpatinë e publikut.

Në muajin prill të këtij viti këngëtarja Behluli kurorëzoi lidhjen e saj më martesë, ku pati në dasmë të madhe që përmendet e mbahet akoma mend.

Pas dasmës, Gresa vazhdoi karrierën e saj, si zakonisht dhe çdo herë përkrah nënës.

Por diçka që ka ra në sy te Gresa, është ndryshimi i stilit të jetesës pas martesës, edhe pse rrallë herë shihet e poston pranë bashkëshortit Gresa po del të kënaqet mjaftueshëm edhe kështu./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË