Vala

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nga nesër do të vihet në funksion linja e rregullt e Transportit publik Prishtinë-Aeroport-Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se bileta do të kushtojë 3 euro dhe udhëtimet do të realizohen çdo orë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Lajm i mirë!

Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.

Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.

Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË