I pari i Prishtinës ka një kohë që po e adreson çështjen e daljes së madhe të qytetetarëve, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi.
Shpend Ahmeti sot ka kërkuar nga institucionet e nivelit qendror që të marrin masa të tjera që do të jenë më efektive për të parandaluar grumbullimin e njerëzve në sheshe dhe vende publike.
“I rekomandoj nivelit qendror që të dërgojnë në Kuvend rekomandimin për masa tjera restriktive. Thirrja mos me dalë pa nevojë nuk po respektohet. Mos të vajtojmë më vonë”, ka shkruar ai në Tëitter.
Ahmeti edhe përmes një postimi tjetër ka thënë se koronavirusi s’duhet injoruar dhe për këtë ka bërë thirrje te qytetarët që të mos relaksohen.
“Disa miq të mi nga SHBA që janë infektuar me COVID dhe e kanë përjetuar edhe virusin edhe mbipopullimin e institucioneve shëndetësore më tregojnë për situatë të rëndë dhe të vështirë. Disa në Kosovë që po mendojnë se nuk është asgjë, ju kisha lut të mos relaksohemi. #rrinshpi”.