Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka uruar 15-vjetorin e krijimit Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se sot janë rrezikuar qindra njerëz dhe tubimin e sotëm e quan papërgjegjësi të madhe.
Ai tha se nuk e kupton pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu, pasi që ata kanë qenë në qeveri në kohë të pandemisë dhe e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Lëvizjes Vetëvendosje ja uroj 15 vjetorin e krijimit!
Por,
meqenëse kanë qenë në qeveri në kohë të pandemisë e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë. Kur dikush ka dal pozitiv, IKSHP ka bërë gjurmimin epidemiologjik, duke intervistuar të infektuarit për krejt kontaktet që i kanë pas në ditët e fundit. Ato kontakte pastaj janë testuar dhe situata ka qenë nën kontroll.
Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik. Të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht nga IKSHP e nga qeveritë, e posaqerisht nga ajo e VV.
Por edhe më keq, sot janë rrezikuar qindra njerëz. Nuk e kuptoj se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu.
Tepër papërgjegjësi e madhe.
P.S. 58 raste të reja në Kosovë sot