Ajkune Ahmetaj është emër i njohur në fushën e bukurisë, e afirmuar falë talentit dhe punës briliante që bënë në profesionin e saj si hair artist.
“Ajkune Professional” është salloni më i njohur shqiptar në Zvicër, adresë e një klientele tejet të gjërë.
Salloni i Ajkunes, është më i vizituari edhe nga estrada. Dihet tashmë që gati të gjitha këngëtarët më IN të skenës sonë muzikore ndajnë shoqëri dhe bashkëpunim të nushtë me Ajkunen.
Ajkune Ahmetaj është e vetmja shqiptare me linjën e saj të ngjyrave për flokë dhe shamponëve, ndërkohë që linja e lip-stickëve të saj është dashuri për qindra femra që e porosisin menjëherë sapo ajo të lansohet, pasi zakonisht vije në edicione të limituara.
Siç kuptojmë, “Ajkune Professional” tashmë po e zgjeron biznesin edhe më tej, duke hapë sallonin e tretë në Zvicër, gjegjësisht në Spreitenbach.
Salloni i tretë i Ajkune Ahmetajt do të jetë nën udheheqjen e grimerit të njohur Onik, i njohur si “Onik make-up artist”.
Pamjet e sallonit të ri janë thjeshtë mbreslënëse, një ambient komod dhe me klasë, që shumë shpejtë do të mirëpres kliente për flokë dhe make-up.