Ajkune Ahmetaj mbanë vulën e frizeres së famshme e të suksesshme, që punon prej vitesh me shumë pasion, përkushtim dhe profesionalizëm të rrallë në profesionin e saj.

“Ajkune Professional”, është shndërruar në markë me emër gjjthandej. Nën këtë logo, vjen lipstiku i famshëm dhe ngjyra e flokëve, tashmë e njohur në Evropë.

Ajkune Ahmetaj, ka bashkëpunim me këngëtaret më në zë të estrades sonë, përfshirë këtu Adelina Ismailin, Tunen, Taynen, Elvana Gjaten, Fifin, Luana Vjollcen, etj.

Ajkunja, shumë shpejtë do të jetë edhe në New York dhe Dubai, ku bashkë me kolegen e saj, Shqipe Namani, do të mbajë masterclass.

Dy profesionistet, do të ndajnë përvojat e tyre me femrat e dy metropoleve të mëdha e luksoze.

Ende nuk janë bërë të ditura datat zyrtare se kur do të mbahen këto masterclass.

MUND TË JU PËLQEJNË