fbpx

Aksident në autostradën Prizren-Suharekë, lëndohen katër persona

nga Revista Kosovarja

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku në autostradën Prizren-Suharekë.

Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës.

“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marrë lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]