Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Aksidenti ndodhi në mes dy veturave të Penda e Livoqit të Epërm.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se nga ky aksident pati vetëm dëme materiale, pa të lënduar.

Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se si pasojë e aksidentit është krijuar edhe kolonë.

MUND TË JU PËLQEJNË