fbpx

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shkup, lëndohen pesë persona

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Ferizaj-Shkup.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.

Aksidenti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku të lënduar mbetën pesë persona. Pas dhënies së ndihmës së parë, të gjithë personat e lënduar janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]