Vala

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë rrugor të shënuar mbrëmjen e së martës në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet mori përpara nënën me dy vajzat e saj dhe më pas makina është përplasur sërish me një pikë karburanti.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka humbur jetën në spital edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi V.C, 24 vjeç.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nëna e dy vajzave dhe Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qira), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

MUND TË JU PËLQEJNË