Një aksident ka ndodhur sot rreth mesditës në autostadën Tiranë-Durrës, ku është përfshirë një autobus me turistë. Autobusi është me turistë dhe targa të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Maminas, ndërsa siç shihet nga pamjet autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të autostradës.

Nga përplasja është dëmtuar pjesa e përparme e autobusit, ndërsa nuk raportohet për njerëz të lënduar.

MUND TË JU PËLQEJNË