Aktori turk, Kivanç Tatlitug është një prej meshkujve më të preferuar e të komentuar në Turqi.
Ai është ndër më të suksesshmit e të talentuar me projekte të shumta në seriale e filma duke e bërë kështu edhe ndër më të paguarit në kinematografin turke.
Përveç në seriale, 36 vjeçari është edhe imazh i markave të njohura, së fundi ai u pagua me 1 milion euro për reklamën e veshjeve të markës Mavi.
Dhe me parat e fituara aktori po i shpenzon për të ia plotësuar dëshirën bashkëshortes së tij, Basak Dizer e cila është një stiliste shumë e njohur në Turqi.
Tatlitug ka thuhet se ka marrë me qera një butik në Bodrum, ku bashkëshortja e tij po mendon të zgjeroj biznesin e saj si kreatore e modës dhe ai nuk ka kursyer ndihmën e tij të pakusht për partneren.