Aktorja e famshme, Julianne Moore, ka postuar së fundmi një “selfie” në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se pavarësisht viteve që ka mbi supe, lëkura e saj është për t’u patur zili.
60-vjeçarja i ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj, pasi është fotografuar pa pikë grimi në fytyrë si dhe nuk ka përdorur filtrat e rrjeteve sociale.
Që kur Nju Jorku u mbyll për shkak të pandemisë, ajo ka nisur që të praktikojë më shumë joga, e kjo mund tëjetë një ndër arsyet pse ajo duket sa gjysma e moshës së saj.
Ylli i “Hollywood”-it është një ndër emrat e shquar të botës së ekranit që i kanë thënë “jo” operacioneve plastike dhe nuk kanë rënë pre e tundimit ndaj tyre.
Moore ka lindur më 3 dhjetor 1960 në Amerikë. Në vitet e karrierës së saj mjaft të suksesshme ka marrë vlerësime të mëdha, ku veçohet ai ‘Akademik’, 2 çmime ‘Emmy’ dhe 2 ‘Golden Globe’.