Aktorja e njohur meksikane Fernanda Castillo dhe aktori Erik Hayser janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti i cili janë bashkë prej shumë vitesh janë bekuar me një djalë.
Fernanda nuk i ka kursyer fotot me vogëlushin, por as ato me barkun e rrumbullakosur.
“Asnjëherë nuk është vonë për të thënë Gëzuar Krishtlindjet dhe për të falenderuar. Faleminderit për mesazhet tuaja plot dashuri dhe bekime, për familjen tonë të re! Le të shumohen të gjitha këto në formën e shëndetit, buzëqeshjeve, bashkimit, ndërgjegjes dhe dashurisë për ju gjithmonë”, shkruan aktorja në foton ku shfaqet me bashkëshortin dhe djalin e porsalindur.
Ferndanda është e njohur për rolet e saj në serialet “Teresa, “Dashuri dhe tekila” dhe “Armiq të një gjaku”.