Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të doktorit Ilir Tolaj se pacientët me COVID-19 në vendin tonë nuk po marrin trajtimim e duhur.
Me anë të një reagimi ërguar mediave, SHSKUK ka thënë se se trajtimi i pacientëve është bërë konform protokollit për trajtim të rasteve me COVID-19.
“ShSKUK njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se trajtimi i pacientëve me Covid nga profesionistët shëndetësorë po bëhet konform protokollit për trajtim të rasteve Covid, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe shoqatat profesionale mjekësore që kanë hartuar protokolle specifike për trajtim të rasteve të tilla”, thuhet në reagim.
“Akuzat vijnë nga një njeri që për vjet të tëra nuk është i kyçur në sistemin shëndetësor në vend dhe nuk ofron shërbime për pacientët”, thuhet aty.
“Ai akuzon mjekët, në vend se të mbështesë punën e tyre të mbingarkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, në çdo moment të punës, madje disa nga mjekët kanë vdekur në shërbim të pacientëve”, thotë SHSKUK.
“ShSKUK siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore, duke respektuar protokollet që janë në fuqi”, thuhet në fund të reagimit të SHSKUK-së.