Policia e Kosovës e ka rrethuar ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për shkak të alarmit për mjet shpërthyes.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha ajo.