Gjatë festave të fundvitit shumë prej këngëtarëve shqiptarë po sjellin projekte të ndryshme.

Një prej tyre është edhe Alban Mehmeti, i cili ka publikuar këngën më të re, por që nuk e ka shoqëruar me video.

“Ta du”, titullohet kënga e re e këngëtarit, që pritet ta dëgjojmë në radio dhe televizionet kosovare.

https://instagram.fprn3-1.fna.fbcdn.net/vp/174fe36d979877817426232bc5560728/5C0BB261/t50.2886-16/46675449_207821656765592_4426257058894970880_n.mp4?_nc_ht=instagram.fprn3-1.fna.fbcdn.net

Tekstin e këngës e ka shkruar Ghulo, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Granit Gashi.

Theksojmë se Albani ka sjellë edhe disa potpuri të reja në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Kaltrina Selimin.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i këngëtarit, i cili do të sjell edhe disa të tjerë gjatë vitit 2019.

MUND TË JU PËLQEJNË