Të gjithë e njohin si problematiku i shtëpisë i cili është i llastuar përtej kufijve.

Lurn Mehmeti, është djali i këngëtarit më të popullarizuar, Alban Mehmetit, dhe është dukshëm më i ledhatuari i familjes ani pse ka një tjetër vëlla më të vogël, shkruan Kosovarja.

E gjithë familja sikur bëjnë “be” në kokën e tij, pasi sa është i lazdruar është edhe vogëlush simpatik që e duan të gjithë.

Secili prind e di e sidomos prindërit si këta në fjalë që po të kesh një fëmijë të tillë në shtëpi, “dreqnillëket” e tyre sjellin nganjëherë telashe por edhe brengosje të pafund.

Nuk janë të rralla rastet kur Albani së bashku me bashkëshorten e tij, has në këto të fundit, e hiç më larg se sot ishte pikërisht Fjolla e cila u përball me një tjetër sherr të tij madje atë goxha serioz por “qesharak” sipas të birit.

Bëhet fjalë për fshehjen e tij 10 minutëshe, ku Lurni kishte vendosur që ta frikësojë të ëmën duke u fshehur në njërin nga qoshet e dyqaneve të kryeqytetit.

Të gjithë e dimë se është mrekulli që jeta të sjell fëmijë dhe të gëzojë me ardhjen e tyre në jetë, por e gjithë kjo sikur të del për hundësh kur ata të rriten dhe të fillojnë me gjeste sikur ky në fjalë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË