Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një fotografi me dy djemtë e saj duke shkruar se në Ditën e Çlirimit duhet treguar brezave të ri kontributin e atyre që ranë për liri.
“Në ditën e çlirimit dhe në çdo ditë tjetër, le t’ju tregojmë fëmijëve për kontributin e atyre që nuk janë më. Le t’i nderojmë e respektojmë me punë të ndershme, gratë dhe burrat e këtij vendi që nuk janë mes nesh”.
“E kemi për obligim që atdhedashurinë ta bartim ndër breza ❤”.