fbpx

Albulena Haxhiu tregon për një vendim të ri për Vilën e Radoiçiqit dhe pasurive që lidhen me rastin Banjska

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e kryeterroristit Milan Radojçiq.

“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.”

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës.”

https://www.facebook.com/albulenaa.haxhiuu/posts/24990265730617549?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]