Dje në Prishtinë një person i gjinisë mashkullore ka vdekur derisa po blinte gjësende në një market.
Policia e Kosovës njofton se i ndjeri është alivanosur derisa po bënte blerje e më pas edhe ka ndërruar jetë.
“Një person derisa ka qenë duke blerë gjësende në një market është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë. Është njoftuar ambulanca dhe posa kanë arritur në vendngjarje kanë konstatuar se viktima kishte vdekur”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Reporteri/