Modelja me prejardhje nga Shqipëria është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po duket çdo ditë e më e ëmbël.
Almeda e martuar me aktorin e mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje të një vajze dhe lajmin e kanë bërë publik vetë ata, përmes rrjeteve sociale.
Modelja ndan herë pas here për ndjekësit e saj imazhe nga përditshmëria dhe mesazhe e këshilla, tashmë lidhur me shtatzëninë.
Njësoj ka vepruar edhe sot, duke publikuar kështu imazhin më të ëmbël e më të bukur të kësaj periudhe, ku shihet shumë e lezetshme në muajin e 9-të.
“9 muaj shtatzënë.😆🤩🥰 Shumë e emocionuar 🌸🌸🌸…” ka shkruar ajo në mbikshkrimin e fotografisë.
Gjithashtu me këtë rast Almeda njoftoi të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj, se sonte do të publikojë videon e parë në YouTube, ku do t’i përgjigjet shumë pyetjeve të fansave. /Kosovarja/