Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar me zhvillime që ndodhën sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai përmes një postimi në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Rohde i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj ministres Gërvalla.
“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Today’s scenes in the Assembly were unbecoming for a Parliament. I also find the personal attacks against FM Gervalla unacceptable.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 6, 2021
Kujtojmë se një përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Përplasja erdhi pas