Është ende në moshë të vogël por duket se që nga kjo kohë nuk ka dilema që Ameli, vajza e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt e ka të trashëguar talentin nga prindërit.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe përpos kështu me të dy prindërit këngëtarë.

Prirjen e Ameli në muzikë e ka vulosur ditën e sotme këngëtarja Miriam Cani përmes një videoje të ndarë në rrjetin social Instagram.

Në të, vogëlushja dëgjohet teksa e këndon hitin e fundit ‘Duamë’ të Albanit dhe Miriamit që duket të jetë një prej këngëve të saj më të preferuara.

Kujtojmë se pak javë më parë u zbulua lajmi që Miriam është në pritje të ëmbël dhe familja Skënderaj do të zgjerohet me një anëtar të ri shumë shpejt. /Prive.al

 

MUND TË JU PËLQEJNË