Modelja seksi shqiptare ka vendosur që të bëj promovimin e librit të saj më të ri edhe në gjuhën shqipe, derisa ka thënë se ajo do ta prezantojë atë gjatë Panairit të Librit në Tiranë

“Dashuri, shpresë, dritë”, quhet libri më i ri, i pari i këtij lloji që vije në Tiranë dhe që për autore ka modelen e njohur shqiptare, Angela Martini.

Angela e ka paralajmëruar këtë libër edhe më parë, por tanimë ajo ka mbërritur në Shqipëri dhe është gati për ta botuar librin e saj.

“Kapitulli i parë i jetës sime ka filluar këtu në Shqipëri. Nuk ka asnjë vend më të mirë në botë se nga ku ta filloj turneun tim për librin se sa shtëpia e juaj. Do të jap nënshkrime për fansat në panairin e librit në Tiranë, në stendën e Botimeve Dudaj nga 13-15 nëntor”, ka shkruar Martini në Instagram.

Libri “Dashuri, Shpresë, Dritë”, pritet që të shitet edhe online në amazon shumë shpejt.

MUND TË JU PËLQEJNË