Angelina Jolie theksoi se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt.
Në një intervistë për The Guardian, aktorja u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes, të cilës ajo iu përgjigj: “Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”.
Jolie pranoi se nuk mund të fliste thellë për përvojat me aktorin për shkak të një situate të vazhdueshme ligjore, por tha se nuk e mori vendimin për t’u divorcuar nga Pitt: “M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi”.
Pitt ka pranuar se kishte një varësi nga alkooli dhe se ai i bërtiti një prej fëmijëve të tij, por mohon të ketë qenë abuzues fizikisht.