Anita Muçaj Haradinaj është një figurë e njohur për publikun shqiptar.

Ajo është pjesë e ekranit televiziv prej vitesh, ku kemi pasur rastin ta shohim si moderatore në televizionin publik, shkruan “Kosovarja”.

Anita njëherish është edhe bashkëshortja e Ramush Hardaninajt i cili është ndër peronalitetet më të rëndësishme të politikës kosovare.

Ajo e ka dëshmuar se është një grua e fortë e cila ka kaluar nëpër sprova të shumta në jetë, të cilat i ka tejkaluar duke u ballafaqur me menquri e maturi.

Jashtë punës dhe stresi Anitën e shohim me familje në vende të ndryshme ku kalojnë kohë relaksi, ndërkohë dihet se ajo merret me aktivitete të ndryshme sportive.

E shohim në palestër e në natyrë duke vrapuar herë e shoqëruar me Ramushin e herë me shoqëri.

E kësaj radhe ajo e ka sfiduar babain e saj në vrapim teksa ka publikuar një fotografi në Instagram.

“T’u e sfidu ‘plakun’ në vrap”, ka shkruar Anita ku shihet buzë detit me babain e saj Mustafë Muçaj, personalitet ky i njohur poashtu./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË