Emri i Arbana Osmanit është shumë i pëlqyer për të gjithë publikun shqiptar, dhe është ndër personazhet më të ndjekura në ekran, shkruan Kosovarja.

Stili, sharmi, dhe eleganca gjithmonë e kanë karakterizuar, gjë që e kanë bërë të shquhet si prezantuesja më e bukur shqiptare.

Ajo vazhdon të komentohet shumë në media e faqe rozë për anën e saj profesionale por edhe për atë private.

E, kur jemi te kjo e fundit, shumë herë ngacmohet më shumë se që duhet, ku gjithmonë kanë qenë prezente të vërtetat dhe të pavërtetat për të.

Përkundër kësaj, ajo gjithmonë ka vazhduar përpara, dhe ka dhënë shumë arsye të tjera për të shkruar e për të folur për të.

Ndër to është edhe shoqërimi me njerëz, e cila ka një rreth të padiskutueshëm dhe është e hapur dhe e shoqëruar me të gjithë.

Por, kur mbetet vetëm, nuk e ka problem të shoqërohet edhe me gomar. E, këtë fakt ajo e dëshmon më së miri përmes këtij postimi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË