Jo më kot e duan dhe e adhurojnë një masë e gjerë.

Arbana Osmani ka vite që në zemra e shqiptarëve ka zënë vend të rëndësishëm, dhe është e vështirë që ta harrojnë apo mos ta ndjekin, shkruan Kosovarja.

Kjo sepse ajo gjithmonë është treguar e përgaditur, e kujdesshme dhe e shkathut në emisionet e panumërta që ka drejtuar dhe që vazhdon ti drejtojë.

E, puna dhe përkushtimi rreth profesionit që ka kultivuar ka bërë që të ndjeket edhe më pas, dhe që jeta e saj private të jetë e interesuar edhe për të tjerët.

Ajo çfarë do që bën e ndan me miqtë, familjarët dhe adhuruesit e saj në faqen e saj personale. Çdo gjë që ndjen nuk mund të rri pa e shpalosur dhe pa ia treguar botës ndjenjat dhe emocionet e saj.

Meqë është kështu, ajo sot erdhi me një pyetje mjaft interesant, pasi edhe jemi në sezonën më të dashur dhe më të pëlqyer.

Për të gjithë fansat e saj ajo ka pyetur “Se si iu ka shkuar vera deri më tani? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË