Arbenita Ismaili është modelja e njohur me prejardhje kumanovare e cila u bë shumë shpejt e famshme në Angli e më gjerë.
Bukuroshja shqiptare është ndër personazhet më të komentuara Vip, e kjo për shumë arsye, shkruan “Kosovarja”.
Thuhet se ajo dhe Fero janë ndarë, ku duket se këtë herë gjërat kanë marrë lumin, pasi që Fero përveç rrjeteve sociale u tërhoq edhe nga muzika.
Në anën tjetër Arbenita nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga bota e modelimit.
Ajo po vazhdon të jetë po aq atraktive si përherë. Së fundmi, sikur i bën ‘diss’ Elvanës për këmbët e gjata të cilat i ekspozon të gjitha veshur në bikini./Kosovarja/