fbpx

Ardiana Matoshi hyn në Big Brother VIP, për ta vizituar Arjolën, shoqen e saj të ngushtë

nga Revista Kosovarja

Deputetja dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP për ta vizituar shoqen e saj të ngushtë, aktoren Arjola Demiri.

Ato janë përqafuar dhe i kanë treguar njëra tjetrës sai ka marrë malli.

Matoshi i ka thënë Arjolës se të gjithë jashtë janë mirë dhe e ka motivuar për ta vazhduar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë.

“Motivoi gratë e tjera që kanë qëllimin me hi në art se sa i bukur është profesioni yt. Ti din më së miri mi tregu ato.”, i tha Adriana -Arjolës.

Para vizitës Arjola ndau me publikun momente shumë të rëndësishme të raportit të tyre dhe ndihmën që i ka dhënë Adriana.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]