Sa herë bëhet fjalë për modën dhe stilin e të veshurit nuk ka si mos të përmendet Ariana Fejzullahu.

Bashkëshortja e Ermalit çfarëdo që zgjedh për të veshur dhe për tu prezantuar e bën me shumë shije dhe dëshirë, shkruan Kosovarja.

E që është e pasionuar pas veshjeve dhe eksplorimeve të ndryshme, këtë e ka dëshmuar me qindra herë, dhe falë kësaj ka arritur që të numërojë me mijëra ndjekës e adhurues në faqen e saj personale.

Dëshira për tu shfaqur ende më e bukur iu është shtuar që kur është në pritje të fëmiut të katërt.

Sa është duke iu dhënë inspirim të tjerëve për tu rregulluar sikurse ajo, në anën tjetër edhe po habit shumë pasi në këtë shtatzani është përqendruar në paraqitjet e fotografitë e saj.

Por, ajo nuk ka të ndalur, sepse përderisa të tjerët mendojnë se është ndalur pak, ajo ndërkohë shfaqet përsëri.

Këtë herë jo vetëm që sjelli risi përsëri, por edhe dëshmoi përsëri se një grua me stil e me shije nuk mund ta gjeni asesi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË