Çifti i famshëm, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana jetojnë një jetë luksoze e cila është në qendër të vëmendjes për mijëra njerëz, shkruan “Kosovarja”.

Suksesi i Ermalit në karrierën muzikore dihet, duke pasur parasysh hitet e shumta që ka realizuar ndër vite. Ndërkohë që Ariana mori emër nga martesa e saj me të, e që arriti të bëhet e famshme për njëkohë të shkurtër, madje sot është pjesë e mediave rozë pothuajse çdo ditë.

Ata komentohen për stilin e veshjes, pushimet në vende të ndryshme dhe raportet e mira që kanë mes vete.

Imazhet e tyre në rrjetet sociale nuk mungojnë. Ata realizojnë foto të bukura dhe ndajnë me mijëra ndjekës që i përcjellin vazhdimisht.

Edhe këtë herë çifti kanë ndarë një fotografi ku shihen se kanë dalur për ta shijuar kohën e mirë. Në krahët e Ermalit Ariana duket bukur dhe e lumtur, padyshim.

Ndryshe, çifti janë në pritje të fëmiut të katërt/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË