Sa herë bëhet fjalë për modën dhe stilin menjwherë të vjen në mend Ariana Fejzullahu.

Po, bashkëshortja e këngëtarit më të mirënjohur Ermal Fejzullahut, po ia di rendin kombinimeve të veshjeve, shkruan Kosovarja.

Ariana ka vite që ka dalë nga kjo hije si gruaja e Ermalit, dhe tani ka krijuar emër në vete duke e rrëmbyer vëmendjen e mediave për diçka krejt tjetër.

Mënyra se si vishet dhe bën zgjedhjen më të mirë të veshjeve, ka bërë që blogerja të njihet e të shpërndahet emri i saj gjithandej.

Nuk ka ditë që nuk prezanton diçka të re, kështu duke i frymëzuar edhe gjeneratat e reja.

Arianën edhe dita e sotme e gjeti në një stil krejt ndryshe, e që dukej jashtëzakonisht bukur dhe me sharm, kështu dhe duke e dëshmuar se ka prirje dhe shumë shije në çdo gjë që vesh. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË