Çifti i famshëm Ermal dhe Ariana Fejzullahu gëzojnë një jetë luksoze dhe të lumtur, pjesë nga e cila ndajnë shpesh me publikun.

Me dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit, ata kanë arritur ta kenë një familje të shëndoshë dhe plotë harmoni, shkruan “Kosovarja”.

Kështu njihen edhe për publikun nga të cilët komentohen vazhdimisht në imazhet që ata ngarkojnë në llogaritë e tyre.

E nga martesa me Ermalin, Ariana mori emër dhe arriti të bëhet e famshme për një kohë të shkurtër, madje sot është pjesë e mediave rozë pothuajse çdo ditë.

Ajo komentohet për stilin e veshjes, pushimet e shumta dhe raportin me bashkëshortin.

Çifti shpesh dijnë të jenë romantikë me njëri-tjetrin, ku publikojnë fotografi të ndryshme.

Edhe sot ata shfaqen të lumtur bashkë në një imazh të këndshëm. Ariana është ajo e cila e ka realizuar fotografinë teksa ka shkruar “Ermal mpuç zemër”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË