Vala

Çifti i njohur i estradës, Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë ndër më të komentuarit.

Së fundi Ariana ka rënë pre e një sulmi kibernetik, po ta kërkosh llogarinë e saj në Instagram, shfaqen emri dhe fotografitë e një aktori të njohur turk, Oğuz Uzun.

Ndërsa, kur klikon mbi profilin, shfaqen fotografitë e aktorit, të cilat në këtë llogari janë publikuar qe 19 orë.

Kjo nënkupton se kjo llogari është hapur tash vonë.

Madje, shihet se hakerët e kanë hequr Ermalin nga Instagrami i Arianës, që tani mban emër tjetër.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e Ermalit ose nga familja Fejzullahu, ndërkohë që mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë reagim nga ta./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË